23 vjet nga ekstradimi i kriminelit Millosheviq në Hagë
Lexohet për: 1 min.
millosevic
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, i cili njihet edhe si kasapi i Ballkanit, më 28 qershor 2001, është ekstraduar për në Hagë, pasi më 27 maj  1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviq akuzohet për krime në Kroaci dhe gjenocid në Bosnje e Hercegovinë.

Ai ishte ekstraduar me urdhrin e Qeverisë serbe. Millosheviq ishte arrestuar në Beograd më 1 prill 2001, pasi ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra-mijëra njerëzve.

Gjykimi kundër Millosheviq në Hagë ka filluar më 12 shkurt 2002. Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje e Hercegovinë, ka zgjatur deri më 25 shkurt 2004. Mbrojtja e tij ka filluar në fund të gushtit të atij viti.

Gjykimi kundër Millosheviq është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskulare që ai kishte dhe tensionit të lartë të gjakut.

Më 22 shkurt, Millosheviq ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa më 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.  Më 11 mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në qelinë e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024