23 vjeçari theret me thikë në Ferizaj, dy të arrestuar
Siguri
Lexohet për: 2 min.
475119844_916392444034348_7748095295035172487_n
19 orë më parë
Linku u kopjua

Një 23-vjeçar është therur me thike dje pasdite në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, i cili fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore dhe më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

Policia nëpërmjet një njoftimi thotë se sipas hetimeve fillestare, rrethanat që çuan në këtë rast ishin ende të paqarta.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë patrullat dhe hetuesit e stacionit policor në Ferizaj. Më pas, janë angazhuar hetuesit dhe krimteknikët rajonalë, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, policia ka njoftuar menjëherë prokurorin e shtetit dhe ka nisur kërkimet për personat e dyshuar. Falë një pune intensive hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë dhe rreth orës 21:50 të arrestojnë dy persona të dyshuar të implikuar në këtë rast. Të dyshuarit, pas arrestimit, janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit nga hetuesit dhe me vendim të prokurorit të rastit, dy personat e dyshuar, E.P. (M/K) dhe N.D. (M/K), të moshës 21 vjeç, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e ftohtë ( thikë), me të cilën dyshohet se është shkaktuar lëndimi”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025