23 instalacione artistike ndriçuese shndërrojnë Sofjen në një galeri arti të hapur
Lexohet për: 2 min.
SOFJE
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njëzet e tre instalacione artistike ndriçuese do ta shndërrojnë Sofjen në një galeri të hapur në mbrëmje, nga 11 deri më 14 maj 2023. Me dhjetë më shumë se në edicionin e parë të Festivalit LUNAR të Dritave, veprat e artit do të ndriçojnë disa nga vendet parqet, shehset dhe fasadat më të famshme kryeqytetit, tha për BTA të martën Zyra e Parlamentit Evropian në Sofje.

Programi i eventit përfshin lloje të ndryshme të veprave artistike të krijuara nga artistë nga e gjithë bota. Të gjitha ato do të jenë të hapura për publikun, falas, dhe dritat do të ndizen nga ora 21:00 deri në mesnatë gjatë katër netëve.

Katër video dhe tetë projeksione statike në ndërtesa, si dhe nëntë instalime drite, një studio interaktive me pikturë me dritë dhe një paradë me dritë, do të prezantohen para vizitorëve të ngjarjes. Arti i ilustrueses legjendare bullgare, e njohur nga kopertinat e Library Galactica - Tekla Alexieva, e cila është krijuese e ilustrimit kryesor për edicionin e sivjetshëm të manifestimit, do të përdorë si kanavacë disa nga fasadat më emblematike të kryeqytetit.

Rruga e festivalit fillon nga Biblioteka Kombëtare e Shën Kirilit dhe Metodit, e cila ishte ndër vendet e preferuara të audiencës gjatë edicionit të parë në 2022./BTA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024