22 375 viktima nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi e Siri
Lexohet për: 1 min.
1a9a1da4-37fe-4a9f-8dfa-3509658ed0f3-1-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Gjithsej 18 991 njerëz kanë vdekur vetëm në Turqi, si rezultat i tërmeteve që goditën gjithashtu Sirinë fqinje këtë javë, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. ”Më shumë se 75 000 njerëz janë shpëtuar”, shtoi ai, ndërsa pranoi se ka pasur disa pengesa në reagimin e qeverisë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse.

Numri i vdekjeve të regjistruara në Siri aktualisht është 3 384, duke e çuar totalin në të dy vendet në 22 375. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë provincat Adana, Ad?yaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. AFAD tha në një deklaratë se në terren aktualisht po punojnë më shumë se 121 128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Rreth 75 780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi./ ATSh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024