Në përvjetorin e 21 janarit ku mbetën të vrarë 4 protestues, për të cilët ende nuk ka drejtësi, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se falë vendimit të gjykatës së Strasburgut, më në fund ka pak dritë dhe shpresë në "errësirën e drejtësisë për 13 vjet me radhë".
Cilësimi e vrasjes së protestuesve krim shtetëror nga drejtësia evropiane, për Ramën është hapi kryesor që po i jep forcë drejtësisë se re shqiptare ta hetojë deri në fund këtë ngjarje.
“Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është edhe veprimtaria e SPAK duke hyrë në fazë të re dhe duke thyer akullin e shtresëzuar mes shtetit shqiptar dhe drejtësisë prej mbi 100 vite. Po japim prova inkurajuese që drejtësia në këtë vend është e kundër, ndërkohë që gjymtyrë të tjera të drejtësisë vijojnë të përpëliten ose vazhdojnë të flenë paturpësisht mbi dosjet e zverdhura të krimeve shekullore. Prokuroria e Gjyqësorit të Tiranës është një nga këto gjymtyrë. Si është e mundur të kalojnë vite, ndërkohë gjymtyrë të tjera të e shohin prej vitesh këtë zvarritje krejt të pajustifikueshme dhe të mos bëjnë asgjë”, tha ai.
AI shtoi se më 27 shkurt “do të marrim vesh kalimin e dosjes nga kurrizi i pa shtyllë i prokurorisë Tiranë në duart e SPAK për të hetuar krejt ca është shkruar qartë si drita e diellit në vendimin e saj gjykate dhe për ta çuar rezultatin e atij hetimi në duart e Gjykatës”.
Pak kohë më parë edhe gjykata e Strasburgut i ka quajtur vrasjet, krim shtetëror, gjë që ka sjellë “lëvizje të drejtësisë” në Shqipëri. /Rtsh