550 vëzhgues të DnV-së do të jenë në terren për zgjedhje
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
550 vëzhgues të DnV-së do të jenë në terren për zgjedhje
votimi_2471
28/05/2026 - 12:53
Linku u kopjua

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim"m do të monitorojë zgjedhjet e 7 qershorit përmes një misioni vendor të vëzhgimit që do t’i mbulojë komponentët kryesorë të procesit zgjedhor.

Eugen Cakolli përmes një konference për mediam njoftoi se do të monitorojë përmbajtjet problematike në sferën dixhitale, përfshirë këtu dhe dezinformimin, lajmet e rreme, gjuhën e urrejtjes e përmbajtjet manipuluese.

Në monitorimin e tyre do të përfshihen edhe kronikat zgjedhore, debatet politike, faqet e kandidatëve në Facebook, duke shtuar se do të jenë gjithsej 550 vëzhgues në terren në të gjitha komunat e vendit.

Monitorimi jonë do të përfshijë të gjitha kronikat zgjedhore brenda edicioneve qendrore të lajmeve, debatet televizive të cilat organizohen gjatë orarit prime time, si dhe vlerësimin e kohës së transmetimit që u dedikohet kandidatëve që garojnë në zgjedhje. Për më tepër do të monitorohen edhe faqet zyrtare në Facebook të kandidatëve për kryeministra dhe partive politike, me fokus tek llojet e postimeve, tek promovimi i kandidatëve për deputetë dhe trendet e tjera të ngjashme. Për më tepër, do 550 vëzhgues në terren, të cilët do të jenë të shpërndarë në të gjitha komunat”, shtoi ai.

Mes tjerash, DnV do të përpunojë të dhëna mbi procedurat e hapjes së vendvotimeve, procesin e votimit, daljen e votuesve, incidentet eventuale, si dhe rezultatet për subjektet politike. Ndërsa sipas Cakollit, gjatë ditës së zgjedhjeve do të funksionojë qendra operative e DNV-së që përfshin qendrën e të dhënave, qendrën mediale dhe qendrën e thirrjeve, të cilat do të përpunojnë të dhënat e marra nga terreni.

Cakolli theksoi se një nga rolet e reja që DnV-ja do të ketë në këto zgjedhje është monitorimi i procesit të numërimit të votave të kandidatëve nëpër qendra komunale të numërimit.

Përfaqësuesi i kësaj organizate ka theksuar se ambienti parazgjedhor ka qenë dinamik me partitë politike dhe kandidatët e tyre.

Sot ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit, ku shumica e subjekteve politike do t’i hapin fushatat e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026