15 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Indonezi
Bota
Lexohet për: 1 min.
gt43g4
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një rrëshqitje dheu goditi një minierë ari në Indonezi, njoftuan autoritetet të premten.

Incidenti ndodhi dje kur fshatarët po gërmonin për kokrra ari në rrethin Solok të provincës së Sumatrës Perëndimore.

Agjencia Rajonale e Menaxhimit të Fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore tha se kanë dërguar ekipin e tyre në vendin e aksidentit dhe kanë gjetur 15 trupa të vdekur.

“Deri më tani ekipi ynë gjithashtu nxori të gjallë tre persona”, tha Ilham Wahab, zëdhënës i agjencisë.

Në korrik, të paktën 23 njerëz vdiqën dhe 35 mbetën të zhdukur në një rrëshqitje masive dheu në një minierë tradicionale ari në lagjen e largët Bone Bolango të Indonezisë në provincën Gorontalo. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024