1200 vrojtues të certifikuar sivjet në plazhet e Shqipërisë
Lexohet për: 2 min.
durres-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama falënderoi sot në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Mbytjeve 1200 vrojtuesit shqiptarë të certifikuar, që kryejnë detyrën e tyre në plazhet përgjatë vijës bregdetare.

Rama u shpreh se vrojtuesit kanë rol të pazëvendësueshëm në plazhe. “Në Ditën Ndërkombëtare të Parandalimit të Mbytjeve një falënderim për mbi 1200 vrojtuesit e certifikuar që zgjedhin këtë detyrë fisnike dhe për ndihmën e çmuar që japin çdo ditë në plazhet e gjithë vendit. Vrojtuesit shpëtojnë jetë, shmangin fatkeqësitë dhe i bëjnë pushimet tona të sigurta. Prandaj kanë rol të pazëvendësueshëm në plazhe”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë theksoi se “bashkitë dhe bizneset turistike jo vetëm e kanë detyrim ligjor rekrutimin e vrojtuesve në plazhe, por ta konsiderojnë prioritet absolut së bashku me pushuesit që duhet të vlerësojnë punën dhe paralajmërimet e tyre”. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të miratuar në vitin 2019 gjithkush që merr në menaxhim një stacion plazhi ka detyrimin të sigurojë edhe vrojtuesin e plazhit po ashtu, së bashku me infrastrukturën përkatëse.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025