12 vjet burgim njërit, nga 10 vjet burgim katër të akuzuarve të tjerë për dhunimin e 11-vjeçares
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 4 min.
Dëgjoje me zë...
12 vjet burgim njërit, nga 10 vjet burgim katër të akuzuarve të tjerë për dhunimin e 11-vjeçares
Gjykata-Themelore-Prishtine1234
10/03/2026 - 16:30
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj pesë të akuzuarve për dhunimin e të miturës 11-vjeçares në muajin gusht të vitit 2022..

I akuzuari B.Rr., u dënua me 12 vjet burgim, ndërsa katër të tjerët D.Rr., F.S., M.S., dhe M.R., u dënuan me nga 10 vjet burgim.

Të akuzuarve, në dënimin me burgim do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar, raporton “Betimi për drejtësi”.

Me këtë vendim, të akuzuarit obligohen secili veç e veç që në emër të shpenzimeve të procedurës penale- për paushallin giyqesor të paguajnë shumën nga 500 euro dhe në emër te taksës për Fondin e Kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç shumën nga 50 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve, nga dita kur aktgjykimi të marrë formën e prerë.

E dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest të rregullt civil. Kundër këtij vendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, të moshës madhore, si të pandehur për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.Rr., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafi 1 të KPRK-së, i pandehuri D.Rr., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Tutje në aktakuzë thuhet se të pandehurit G.S. dhe B.S., ngarkohen për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së,  ndërsa i pandehuri M.S., ngarkohet për veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“I pandehuri F.S., ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, i pandehuri M.R., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, si dhe i pandehuri E.S., ngarkohet për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.7  lidhur me paragrafin 1 dhe lidhur me neni 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 8 dhjetor ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve, të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Për rastin e dhunimit të viktimës së njëjtë e njohur si “Rasti i 11-vjeçares” po akuzohen edhe 13 persona në dy raste të ndara. Lidhur ne rastin e përfshirjes në dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës akuzohen tetë persona B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S. Kurse, pesë të akuzuarit: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe tre të miturit G.R, G.J dhe Xh.S, akuzohen për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares, në muajin gusht të vitit 2022.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026