12 të plagosur në fluturimin e aeroplanit nga Katari
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Dymbëdhjetë persona u plagosën për shkak të turbulencave në një fluturim të kompanisë ajrore Qatar Airways nga Doha në Dublin, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Aeroporti i Dublinit në një deklaratë tha se avioni u ul në mënyrë të sigurt siç ishte planifikuar para orës 13:00.

"Pas uljes, avioni u prit nga shërbimet e urgjencës, duke përfshirë Policinë e Aeroportit dhe departamentin tonë të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, për shkak të 6 pasagjerëve dhe 6 ekuipazhit [gjithsej 12] në bord që raportuan për lëndime pasi avioni përjetoi turbulenca ndërsa fluturonte mbi Turqi," thuhet në deklaratë.

Tetë pasagjerë u dërguan më pas në spital, ndërsa operacionet e fluturimit në aeroport mbeten si zakonisht.

Incidenti vjen disa ditë pas vdekjes së një 73-vjeçari britanik në një fluturim nga Londra drejt Singaporit, i cili përjetoi turbulenca të rënda. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024