115 akuzat ndaj Cityt, ja fjalët e shefit të Premier Ligës
Lexohet për: 1 min.
20-Shefi Premier Liga
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Premier Ligës, Richard Masters e ka konfirmuar se në të ardhmen e afërt Manchester City do të përballet me drejtësinë për 115 akuzat që kampioni anglez është ngarkuar.

City është ngarkuar me 115 akuza nga Federata Angleze, kryesisht për mospërfillje të rregullave të Fair Play Financiar, raporton KosovaPress.

Tani, shefi i Premier Ligës, Masters e konfirmoi se së shpejti do të ketë seancë gjyqësore ndaj Cityt.

“Seanca gjyqësore për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt do të nisë në të ardhmen e afërt”, tha Masters për gazetarin e “The Telegraph”, Ben Rumsby.

Deri tani, vetëm Nottingham Foresti dhe Evertoni janë dënuar me heqje pikësh nga Premier Liga këtë sezon për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024