11 vjet burg për dy persona që vodhën cigare në Viti
Lexohet për: 1 min.
image_5
2 vite më parë
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues me nga pesë vjet e gjysmë burg dhe gjobë një mijë euro ndaj të akuzuarve me inicialet Rr. A. dhe A. Sh., për shkak se kanë kryer veprën penale vjedhje grabitqare.

Të akuzuarit më 30.05.2020, në ora 02:30, në rrugën “Adem Jashari” në Viti, në bashkëveprim kanë vjedhur një sasi të cigareve nga një kioskë dhe gjatë largimit me veturë kishin kanosur patrullën e policisë duke shtënë me revole.

Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarve deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025