11 persona të lënduar në aksidentin mes kamionit dhe 12 veturave në Veternik
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Aksidenti në Veternik, të lënduarit lirohen nga spitali
2 muaj më parë
Linku u kopjua

11 persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një kamioni dhe 12 veturave të tjera në Veternik të Prishtinës.

Lajmin e ka e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka theksuar se me rastin në fjalë po merren hetuesia dhe njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 12 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka deklaruar për KosovaPress Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024