10 vjet burgim, maksimumi i dënimit për të miturit
Lexohet për: 2 min.
000000
1 vit më parë
Linku u kopjua

10 vjet burgim është maksimumi i dënimit për të miturit të cilët kryejnë vrasje të rëndë. Kjo parashihet bazuar në drejtësinë penale për të miturit, i cili për qëllim ka rehabilitimin, riedukimin e mirëqenien e të miturit. Avokatë e monitorues të drejtësisë konsiderojnë se vrasja e të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu, është ndër më të rëndat që kanë ndodhur në Kosovë. Rrahja brutale e deri në vdekje të 18-vjeçarit, fillimisht ishte raportuar nga Policia e Kosovës si “therrje me thikë nga dy persona”. Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetimin për raportimin e policisë.

Avokati Skender Musa, i cili ka qenë mbrojtës në rastin e Aulon Zekës, të miturit i cili u vra rreth shtatë vjet më parë, pret që rasti i Lulzim Fejzullahut të mos zvarritet, ashtu siç ka ndodhur me të parin.

Tutje, ai shton për KosovaPress se familja asnjëherë nuk do të jetë e kënaqur me ligjin që e rregullon këtë çështje. Musa flet edhe për raportimin që është bërë në lidhje me të miturin, Lulzim Fejzullahun.

Lavdim Makshana nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë drejtësia penale moderne ka për qëllim ri-socializimin dhe ri-edukimin e të miturve e jo shqiptimin e masave represive.

Lidhur me këtë rast, Makshana konsideron se institucionet kanë dështuar sërish.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës të datës 15 janar thuhej i riu ishte therur me thikë.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka konfirmuar se kanë nisur hetimet rreth veprimeve të policisë.

I riu nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu vdiq më 20 janar, një javë pasi ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK. Ai fillimisht ishte goditur me veturë nga dy persona të dyshuar, e më pas ndaj të njëjtit kishin filluar ta godisnin me mjete të forta. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025