Në Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel Shqipëria akordoi 1 milion euro për të mbështetur rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.
Ndërsa, ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati është ankuar për trajtim diskriminues nga BE-ja në konferencë të donatorëve
Në një videomesazh pas konferencës, Balluku u shpreh se “populli ynë e ka provuar gjatë 2019-ës se sa e rëndësishëm ishte solidariteti i treguar nga të gjitha shtetet sidomos nga shteti turk, që nisi menjëherë skuadrat e shpëtimit”, raporton ATSh.
“Ashtu kemi bërë edhe ne, që në momentin e parë duke dërguar një nga skuadrat tona më të përgatitura për shpëtim dhe njëherazi dhe një skuadër me mjekë dhe infermierë”, tha ajo.
Ndërsa, ministri i Financave për Kosovë, Hekuran Murati është ankuar për trajtim diskriminues nga BE-ja në konferencë të donatorëve.
Murati, ka thënë se ai nuk ka qenë në gjendje ta përfaqësojë Kosovën në konferencën e donatorëve të organizuar nga BE-ja në Bruksel për të mledhur fonde për Turqinë e Sirinë. Murati tha se organziatori kishte kërkuar që Kosova të paraqitej me fusnotë.
Murati në Tëitter, ka thënë se Kosova donte të kontribuonte, por iu pamundësua pasi “çasja e organizatorit ishte shumë jokorrekte”.
“U desh t’i ndërroja tre aeroplanë për të arritur sot në Bruksel për të marrë pjesë në konferencën e donatorëve në mbështetje të njerëzve në Turqi dhe Siri të prekur nga tërmetetet shkatërruese. Qeveria e Kosovës dëshiron të zotohet për mbështetje financiare dhe të jetë pjesë e gjithë përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar. Fatkeqësisht, vendim in nuk mundi të merrte pjesë dhe të kontribuonte për shkak të trajtimit jokorrekt dhe diskirminues nga organizatori, që insistoi në përdorimin e fusnotës në kundërshtim me marrëveshjen fillestare të Brukselit dhe frymën e konferencës së sotme”, ka shkruar dje Murati në Twitter.