​Ylli i La Masias synon ta bindë Flick
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Ylli i La Masias synon ta bindë Flick
barcelona-logo
22/07/2026 - 11:15
Linku u kopjua

Ibrahim Diarras i është dhënë një tjetër mundësi për t’i treguar Hansi Flick se çfarë mund të ofrojë, me talentin e ri të Barcelonës të vendosur ta lërë pas një vit frustrues gjatë parasezonit.

Nën drejtimin e Flick ai u rikthye të hënën pas një sezoni të kaluar rëndë nga problemet fizike, derisa tani shpreson të shfaq më në fund potencialin për të zënë vend në formacionin e të rinjve të Barcelonës.

Ndërkohë, vetëm pak ditë pas fillimit të ndeshjeve parasezonale verën e kaluar, ai pësoi një dëmtim serioz muskulor përpara se më vonë të përjetonte një pengesë që dërgoi në një sërë problemesh gjatë gjithë sezonit.

Si pasojë, Barcelona ka përgatitur një program individual të planifikuar për të ndihmuar Diarrën të shmangë ndonjë pengesë të mëtejshme. Ky plan kombinon ushtrime specifike për forcën me një program të kontrolluar ushqimor, ku klubi kërkon të ndërtojë një bazë fizike që i lejon atij të performojë vazhdimisht.

E ardhmja e tij e afërt mbetet e hapur, me raportet që sugjerojnë se skenari ideal mund ta shohë atë të ndajë kohën e tij mes Barca Atletic dhe ekipit të parë të Flick.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026