Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka forcuar ndjeshëm kandidaturën e tij për fitimin e Topit të Artë, pasi kaloi një sezon të jashtëzakonshëm duke ndihmuar Spanjën të shpallet kampione e botës në Kupën e Botës 2026.
19-vjeçari tashmë konsiderohet një nga favoritët kryesorë për çmimin më prestigjioz individual në futboll, së bashku me mesfushorin Rodri, i cili u shpall lojtari më i mirë i turneut.
Në Kupën e Botës, Yamal nuk ishte lojtari më i spikatur i Spanjës, por luajti një rol të rëndësishëm në suksesin e ekipit. Pas rikthimit nga një lëndim para nisjes së turneut, ai e ngriti gradualisht formën dhe e përfundoi garën si futbollisti me më së shumti driblime të suksesshme, plot 45, duke lënë pas Lionel Messin me 25.
Ai gjithashtu shënoi golin e parë të Spanjës në turne dhe fitoi penalltinë që ndihmoi kombëtaren e tij të eliminonte Francën në gjysmëfinale.Megjithatë, gara mbetet e fortë, pasi ndër kandidatët për çmimin përmenden edhe Rodri, Kylian Mbappe, Harry Kane, Michael Olise dhe Ousmane Dembele. Pavarësisht konkurrencës, në moshën vetëm 19-vjeçare, Yamal konsiderohet tashmë një pretendent serioz për ta fituar çmimin më të madh individual në futboll.
KosovaPress