​Xhaka, gati për jubileun e madh në Botëror
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Xhaka, gati për jubileun e madh në Botëror
Xhakaaaaa
02/07/2026 - 15:22
Linku u kopjua

Granit Xhaka është vetëm një ndeshje larg një tjetër momenti historik me Kombëtaren e Zvicrës. Mesfushori 33-vjeçar pritet të regjistrojë paraqitjen e tij të 150-të me fanellën helvete në përballjen ndaj Algjerisë, e vlefshme për fazën e 1/16 së finales në Kupën e Botës 2026.

Xhaka është tashmë futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e përfaqësueses zvicerane dhe vazhdon të zgjerojë rekordin e tij. Debutimin me ekipin kombëtar e bëri në vitin 2011, ndërsa gjatë më shumë se një dekade është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të skuadrës, duke qenë kapiten në turnetë më të mëdhenj ndërkombëtarë.

Në prag të sfidës me Algjerinë, Xhaka mbetet figura kryesore e skuadrës së drejtuar nga Murat Yakin, me Zvicrën që synon të vazhdojë rrugëtimin në Botërorin 2026.

Për mesfushorin, ndeshja nuk do të jetë vetëm një sfidë për kualifikim, por edhe një tjetër gur kilometrik në një karrierë të jashtëzakonshme me fanellën e kombëtares.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026