​Vazhdon Kampionati Ballkanik U17 në volejboll, sot zhvillohen tri përballje
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Vazhdon Kampionati Ballkanik U17 në volejboll, sot zhvillohen tri përballje
volejboll u17
22/07/2026 - 08:47
Linku u kopjua

Ferizaj vazhdon të jetë qendra e volejbollit ballkanik, pasi sot zhvillohen ndeshjet e ditës së dytë të Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, që po mbahet në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.

Në program janë tri përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore pritet të jetë te ndeshja e Kombëtares së Kosovës, e cila do të përballet me Turqinë.

Programi nis në orën 15:00 me takimin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa në orën 17:30 Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Turqinë në një nga ndeshjet më të pritura të ditës. Mbrëmja do të mbyllet me sfidën ndërmjet Moldavisë dhe Bullgarisë, e cila zhvillohet duke filluar nga ora 20:00.

Kampionati Ballkanik U17 për vajza zhvillohet nga 21 deri më 25 korrik në Ferizaj, me pjesëmarrjen e gjashtë kombëtareve Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Bullgarisë, Malit të Zi dhe Moldavisë. Gjatë pesë ditëve të garave, secila përfaqësuese do të zhvillojë nga pesë ndeshje, ndërsa Kosova, pas debutimit ndaj Malit të Zi, sot kërkon rezultat pozitiv përballë Turqisë. 

Federata e Volejbollit e Kosovës ka ftuar adhuruesit e sportit që të jenë të pranishëm në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës në rrugëtimin e saj në këtë kampionat ballkanik, i cili organizohet për herë të parë në vendin tonë. 

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026