Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë u mbajt sot edicioni i 25-të i Turneut Ndërkombëtar të Karatesë “Xhevat Makolli”, i cili mbahet në përkujtim të jetës dhe veprës së çmuar të tij.
Ky turne tradicional mlodhi rreth 400 garues nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke përfshirë të gjitha grupmoshat nga fëmijët e deri te seniorët. Pjesëmarrja e gjerë dhe niveli i lartë i garuesve dëshmuan për zhvillimin e vazhdueshëm të sportit të karatesë në rajon.
“Turneu Ndërkombëtar “Xhevat Makolli” është një ndër turnetë më të gjatë që ne si federatë e organizojmë dhe është i 25-ti me radhë. Sot kemi pjesëmarrjen nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Janë tre shtete pjesëmarrëse në këtë turne. Dhe është një pjesëmarrje shumë e mirë në turne, diku 400 garues do të vijnë nga këto vende. Janë garues të rinj dhe do të kemi pjesëmarrje të të gjitha gjeneratave. Do të thotë, nga fëmijët, nxënësit e rinj deri tek seniorët. Kështu që, jemi të kënaqur edhe me pjesëmarrjen, edhe me kualitetin që do të vijnë këtu sot”, deklaroi Gashi.
Në emër të Komunës së Prishtinës, drejtori i Drejtorisë së Sportit, Granit Geci, uroi organizatorët për jubileun e 25-të dhe theksoi rëndësinë e trashëgimisë së figurës së Xhevat Makollit , si një personalitet i shquar i sportit dhe kontributdhënës për vendin. Ai ritheksoi përkushtimin institucional për mbështetjen e aktiviteteve sportive që ndikojnë në mirëqenien dhe edukimin e të rinjëve.Turneu u shpall zyrtarisht i hapur nga Fatmir Makolli, vëllai i të ndjerit Xhevat Makolli, i cili falënderoi pjesëmarrësit, prindërit dhe klubet për kontributin e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave dhe traditës së këtij aktiviteti.
Gjatë ceremonisë u ndanë edhe mirënjohje për familjen Makolli, përfaqësues të institucioneve dhe figura që kanë kontribuar në zhvillimin e karatesë dhe organizimin e këtij turneu.