Brady ulet dhe bisedon me Ibrahimovic: Ne të dy do të kishim qenë shokë të mirë skuadre
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Brady ulet dhe bisedon me Ibrahimovic: Ne të dy do të kishim qenë shokë të mirë skuadre
New Project (93)
27/05/2026 - 18:03
Linku u kopjua

Një bisedë e jashtëzakonshme përpara Kupës së Botës 2026 ka bërë bashkë legjendën e NFL-it, Tom Brady, dhe ikonën e futbollit, Zlatan Ibrahimović në një podcast të FoxSports. Edhe pse luajtën në sporte krejtësisht të ndryshme, mentaliteti i tyre "brutal" është e njëjtë: Fitorja nuk është dëshirë, është fiksim.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Brady e pikasi menjëherë kiminë mes tyre duke thënë: "Ne të dy do të kishim qenë shokë të mirë skuadre."

Zlatan: "Nuk isha kurrë i kënaqur, e harroja të djeshmen"

Suedezi Ibrahimović pranoi se sekreti i jetëgjatësisë së tij në elitë ishte uria e pangopur për sukses, duke mos u mjaftuar kurrë me atë që arrinte.

Ibrahimović: "Ti nuk je kurrë i kënaqur, kjo ishte problemi im. Kur bëja diçka të mirë, të nesërmen e harroja fare se çfarë kisha bërë dje, sepse gjithmonë kërkoja më shumë. Mendoj se kjo është krejtësisht çështje mendësie."

Biseda u nxeh edhe më shumë kur Brady nisi të fliste për motivimin dhe rivalitetet, madje edhe kur përballë ke njerëz të afërt apo familjarë, Zlatan flet për mentalitetin për kundërshtarët para dhe pas lojës.

Ibrahimović :"Do ta shkatërroja në fushë. Po, po, do ta shtypja. Nuk më intereson fare. Ka vetëm një fitues: unë ose ai. Pastaj, kur dalim jashtë fushës, përqafohemi."

Brady zbulon lojtarët që vlerësonte më shumë në NFL

Nga ana tjetër, shtatë herë fituesi i "Super Bowl", Tom Brady, ndau kriterin e tij se si i vlerësonte shokët e skuadrës në momente vështirësie.

Brady:"Unë i vlerësoj ata shokë skuadre që kaluan nëpër gjëra të vështira dhe dështime. Për atë lloj bashkëlojtari unë do të bëja gjithçka, sepse aty e shihja se prej çfarë brumi ishte i bërë."

Kjo bisedë mes dy legjendave u ka ofruar tifozëve një pasqyrë të rrallë të asaj që duhet për të qëndruar në majat e sportit botëror: disiplinë e egër, përballje me presionin dhe një dëshirë që nuk shuhet kurrë për të qenë numri një.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026