​Tuchel fajëson ADN-në e futbollit anglez për eliminimin nga Botërori
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Tuchel fajëson ADN-në e futbollit anglez për eliminimin nga Botërori
tuchel
17/07/2026 - 13:07
Linku u kopjua

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka mohuar se taktikat e tij të përdorura ndaj ndeshjes me Argjentinën ishin fajtore për eliminimin e kombëtarës së tij me rezultatin 2-1 nga Botërori, duke theksuar në vend të kësaj një dobësi në ‘ADN-në’ e futbollit anglez krahasuar me kombet e tjera.

“Tre Luanët”, nga minuta e 55-të deri në të 92-tën, kishin vetëm 12 përqind të posedimit të topit, i cili është niveli më i ulët i posedimit nga një ekip që ka fituar për të paktën 10 minuta në një ndeshje të Kupës së Botës në 60 vitet e fundit.

Ndërkohë, vendimi i Tuchel për të zëvendësuar Gordonin me Ezri Konsën dhe për të kaluar në një mbrojtje me pesë lojtarë dështoi, ku dhe në fazat e fundit, Argjentina dukej sikur do të shënonte tre ose katër gola.

Në intervisëtn e tij pas ndeshjes, Tuchel u pyet nëse bësonte se i kishte marrë vendimet e gabuara.

“Jo, besoj se kjo është thjesht natyra e lojës. Sapo humbet, kritikohesh. Askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim marrë vendime të ndryshme”, tha ai.

Tani, pothuajse 24 orë pas rezultatit, Tuchel i vendosur u është kundërpërgjigjur atyre që vunë në dyshim taktikat e tij. Në fakt, ai e ka vënë në dukje ADN-në e futbollit anglez si një dobësi.

“Mendoj se posedimi i topit luan një rol vendimtar, ndoshta nuk është në ADN-në tonë siç është në ADN-në tonë spanjolle ose në ADN-në tonë argjentinaso-braziliane, për të marrë topin dhe për të kontrolluar lojën me të’, shtoi Tuchel.

Anglia do të luajë kundër Francës të shtunën ndeshjen eliminatore për vendin e tretë të Kupës së Botës, ose “finalen e bronztë” siç e quan tani FIFA, pasi humbën gjysmëfinalet përkatëse.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026