​Trossard i jep fund aventurës te Arsenali me një transferim surprizë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Trossard i jep fund aventurës te Arsenali me një transferim surprizë
Leandro Trossard,
14/07/2026 - 11:27
Linku u kopjua

Arsenali ka arritur marrëveshje me Besiktasin për transferimin e sulmuesit belg Leandro Trossard, ndërsa klubi anglez tashmë po shqyrton alternativat për ta zëvendësuar atë gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, “Topçinjtë” kanë pranuar ofertën e klubit turk, ndërsa Trossard pritet të udhëtojë në Stamboll për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Raportohet se marrëveshja kap vlerën e 18 milionë eurove, me edhe dy milionë euro shtesë në formë bonusesh. Ndërkohë, futbollisti belg do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Trossard iu bashkua Arsenalit nga Brightoni në janar të vitit 2023. Gjatë qëndrimit të tij në “Emirates”, ai zhvilloi 174 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar 36 gola dhe duke kontribuar me 34 asistime.

Pas largimit të tij, Arsenali pritet të intensifikojë përpjekjet për të përforcuar repartin ofensiv. Një nga emrat që vazhdon të lidhet me klubin londinez është sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Bradley Barcola.

Francezi 23-vjeçar është përmendur si një nga objektivat e Arsenalit gjatë kësaj vere, megjithëse mediat raportojnë se Paris Saint-Germaini u ka bërë të qartë klubeve të interesuara, përfshirë Arsenalin dhe Liverpoolin, se lojtari nuk është në shitje.

Më herët, Arsenali është lidhur edhe me mesfushorin Bruno Guimarães, Morgan Rogers dhe Julian Alvarez, por deri më tani nuk ka realizuar ndonjë transferim të madh gjatë afatit kalimtar veror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026