​Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026
Boterori
15/06/2026 - 07:48
Linku u kopjua

Kampionati Botëror 2026 vazhdon sot me hyrjen në garë të grupeve G dhe H, ku në program janë tri përballje mjaft interesante. Në orën 18:00, favoritja e madhe e Grupit H, Spanja, do të përballet me Kepin e Gjelbër (Cape Verde), që po debuton për herë të parë në një Kampionat Botëror.

Më vonë, në orën 21:00, Belgjika dhe Egjipti do të ndeshen në një duel që pritet të tërheqë vëmendje të madhe, veçanërisht për shkak të pranisë së yllit egjiptian Mohamed Salah. Takimi konsiderohet si një nga më interesantët e ditës në Grupin G.

Programi i ditës mbyllet në mesnatë, kur Arabia Saudite do të sfidojë Uruguajin në ndeshjen tjetër të Grupit H. Uruguajanët hyjnë si favoritë, por sauditët synojnë të përsërisin befasitë që kanë prodhuar në edicionet e kaluara të Kupës së Botës.

Botërori 2026, i cili po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, është edicioni më i madh në histori me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe 104 ndeshje të planifikuara deri në finalen e 19 korrikut.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026