​“The Sun” shkruan për Fatjon Bunjakun: Kosova humbi një talent të madh
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​“The Sun” shkruan për Fatjon Bunjakun: Kosova humbi një talent të madh
Fatjon Bunjaku
08/06/2026 - 10:20
Linku u kopjua

Lajmi për vdekjen tragjike të futbollistit kosovar Fatjon Bunjaku ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. E përditshmja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull të veçantë sulmuesit 22-vjeçar, duke raportuar për aksidentin fatal në të cilin ai humbi jetën dhe reagimet e shumta që pasuan në futbollin kosovar.

Në artikullin e saj, “The Sun” e cilëson Bunjakun si një futbollist premtues që kishte përfaqësuar Kosovën në grupmoshat U19 dhe U21, ndërsa thekson se ai konsiderohej një prej talenteve që mund të kontribuonte edhe në ekipin A të Kosovës. Media britanike rikujton se ai kishte luajtur për disa klube në Kosovë, Kroaci dhe së fundi te klubi shqiptar AF Elbasani.

“The Sun” ka publikuar edhe reagimin e presidentit të Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, i cili e përshkroi Bunjakun si një djalë të përkushtuar, ambicioz dhe të respektuar nga të gjithë ata që e kishin njohur. Sipas artikullit, vdekja e tij ka tronditur komunitetin futbollistik në Kosovë, ndërsa klubet, bashkëlojtarët dhe tifozët kanë shprehur ngushëllime për humbjen e parakohshme të futbollistit.

Bunjaku humbi jetën pas një aksidenti trafiku të ndodhur në segmentin rrugor Mitrovicë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Maxhunaj, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026