​Superliga e Femrave në Hendboll vazhdon sot me dy ndeshje të rëndësishme
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Superliga e Femrave në Hendboll vazhdon sot me dy ndeshje të rëndësishme
Hendboll
12/03/2026 - 12:43
Linku u kopjua

Xhiroja e 12-të në Superligën e Femrave në Hendboll të Kosovës ka nisur me një derbi shumë interesant në kryeqytet, ku Ferizaji ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultatin 26:24.

Ndeshja nisi e barabartë, ndërsa vendaset arritën të krijojnë epërsi deri në gjashtë gola (17:11). Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë mysafiret u rikthyen fuqishëm dhe barazuan rezultatin në 20:20 në minutën e 43-të. Ferizaj vazhdoi me një seri të shkëlqyer duke kaluar në epërsi 24:20 në minutën e 52-të, duke shënuar nëntë gola radhazi pa pranuar asnjë.

Në fund, Prishtina nuk arriti ta përmbysë rezultatin dhe ndeshja u mbyll me fitore të Ferizajt me dy gola diferencë.

Te Ferizaj u dallua Elsa Kongjeli me tetë gola, ndërsa nga katër gola realizuan Luljeta Sopjani, Lorena Matarova dhe Sevdanur Ozkan.

Te Prishtina më efikaset ishin Celine Tolno Sia me tetë gola, Bintou Oulare me shtatë dhe Burneta Rama me gjashtë gola.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj ngjitet në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 10 pikë.

Ndërkohë, xhiroja e 12-të vazhdon me përballje të tjera interesante, Kastrioti do të përballet me Shqiponjën, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë pikë të rëndësishme për renditjen. Ulpiana pret në shtëpi ekipin e Samadrexhës, duel që pritet të jetë i luftuar. Në përballjen tjetër, Besa do të luajë kundër Istogut.

Sipas shortit të kësaj xhiroje, skuadra e Terezës është ekipi që pushon.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026