​Spalletti – Juventus, vjen lajmi jo i mirë për Zhegrovën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Spalletti – Juventus, vjen lajmi jo i mirë për Zhegrovën
17/03/2026 - 12:04
Linku u kopjua

Juventusi dhe trajneri Luciano Spalletti janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre. Sipas raportimeve të mediave italiane, palët kanë avancuar ndjeshëm në negociata dhe pritet që marrëveshja të finalizohet së shpejti.

Sipas burimeve pranë klubit, kontrata e re do ta mbajë trajnerin italian në krye të skuadrës deri në qershor të vitit 2027, me opsion për vazhdim edhe për një sezon tjetër. Bisedimet për rinovim kishin nisur javë më parë dhe tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Spalletti u emërua trajner i Juventusit në fund të tetorit, duke zëvendësuar Igor Tudor, fillimisht me një kontratë deri në fund të sezonit aktual. Që nga ardhja e tij, bardhezinjtë kanë shfaqur përmirësim të dukshëm në rezultate.

Aktualisht, Juventusi renditet në vendin e pestë në Serie A, vetëm një pikë larg zonës që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Nën drejtimin e Spallettit, skuadra ka regjistruar 16 fitore në 29 ndeshje, ndërsa vetëm Interi dhe Milani kanë grumbulluar më shumë pikë në kampionat gjatë kësaj periudhe.

Ky mund të jetë një lajm jo i miorë për sulmuesin kosovar Edon Zhegrova i cili nuk po gjenë hapësirën e duhur në fushë nën drejtimin e trajnerit italian.

KoosvaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026