Video
Publikuar: 08/03/2025 - 15:58
Stentimi i arterieve karotide kryhet për herë të parë në Kosovë, cilësohet ditë historike
Videot e fundit
Të gjitha nga Video
Stentimi i arterieve karotide kryhet për herë të parë në Kosovë, cilësohet ditë historike
Për herë të parë në Kosovë bëhet stentimi i arterieve karotide
Pse ndodhin dhe cilat janë lëndimet e lojtarëve që rrezikojnë karrierën e tyre?
Gratë në marsh lëshojnë këngë për Palestinën dhe mbajnë flamurin
Marshi i grave, ngjyrë e tymuese ndaj objekteve të institucioneve
Marshi i grave, hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës
Rritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve tjera
Nis marshi për liri dhe barazi
“S’ka vija të kuqe”, këta janë skenarët për formimin e qeverisë së re
Greva e punëtoreve teknike, Kuvendi nënshkroi 6 kontrata njëburimore
Intervista
Intervista
Të gjitha nga Intervista
Pse ndodhin dhe cilat janë lëndimet e lojtarëve që rrezikojnë karrierën e tyre?
Karriera e një futbollisti natyrshëm nuk është shumë e gjatë. 10 deri në 15 vite është mesatarja e një futbollisti që mund ta zhvillojë karrierën e tij në gjendjen më të mirë fizike. Por, në shumë raste ajo mund të jetë shumë më e shkurtë për shkak të lëndimeve që një futbollist i ekspozohet gjatë aktivitetit sportiv, si në stërvitje, apo edhe në ndeshje zyrtare. Por, cilat janë llojet ë lëndimeve që pësojnë futbollistët në fashën e lojës? Sipas fizioterapistit Lorik Maxhuni numri i llojeve të lëndimeve nuk është i vogël. Duke folur në një intervistë për KosovaPress, Maxhuni thotë se disa prej lëndimeve kanë shkallë shumë më të lartë të rrezikshmërisë, madje ata mund edhe të sjellin pasoja fatale. “Lëndimet më të rrezikshme janë lëndimet e kokës por që ndodhin shumë rrallë sepse nga lëndimet e kokë mund të vijë deri te ndonjë fatkeqësi më e madhe. Lëndimet që i lënë më gjatë lojtarët jashtë fushave të sportit janë kur pëson ndonjë multifrakturë ose thyerje të një kocke por që nuk është vetëm një pjesë e thyer por ka shumë fragmente të thyera. Pastaj vije te këputja e ligamenteve ose operimi i tyre dhe këto marrin kohë më të gjatë. Do të thotë muskujt marrin kohë më të shkurtër, ndërsa kur kemi punë me ligamente ose operime pas thyerjeve, këto marrin kohë më të gjatë”, thekson Maxhuni.Por cilët janë faktorët që sjellin deri te këto lloj lëndimeve? “Edhe kur nuk janë të përgatitur por edhe kur ka mbingarkesa, ndodhin lëndimet. Mund të jenë edhe nga ndërhyrjet e forta që ndodhin në sport, por zakonisht këto këputjet e ligamenteve dhe muskujve nuk ndodhin për shkak të ndërhyrjes natyrshëm dhe ndonjë lëvizje e gabuar e gjurit”, bën të ditur Maxhuni. Këputja e ligamentit të gjurit, i njohur si ACL, është lëndimi që njihet si më i shpeshti në botën e futbollit, madje si edhe më i rëndi për një lojtar. Maxhuni shpalos detaje se çfarë realisht është ky lloj i lëndimit dhe si ndodh ai. Sipas Maxhunit, klubet kosovare nuk janë të përgatitura në mënyrën e duhur me staf mjekësor për të reaguar te lojtarët në rastet e lëndimeve të tyre, sidomos gjatë seancave stërvitore. Sipas Maxhunit, lëndimet sjellin ngarkesë psiqike dhe financiare te lojtarët. Operacionet që duhet të bëhen pas lëndimeve, Maxhuini bën të ditur se në shumë raste janë jashtëzakonisht shumë të kushtueshme.
Rritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve tjera
Rritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve tjera
“Heqja e perdes” së syrit operacioni më i shpeshtë në Klinikën e Oftalmologjisë
Organizatat joqeveritare thonë se jeta e grave në Kosovë është në rrezik
Synimet e dështuara të Serbisë dhe ndikimi i familjes Jashari për lirinë
Si ndikon teknologjia tek fëmijët, bëhen me dije rreziqet dhe përfitimet
A pritet të përfundojë këtë vit gjykimi i madh në Hagë?
Turizëm
Turizëm
Të gjitha nga Turizëm
Guri i Cjapit, një perlë e natyrës në zonën e Korçës
Guri i Cjapit në Bozdovec të Shqipërisë është një nga perlat e natyrës në zonën e Korçës. Ky thesar i natyrës, me frekuentim të lartë nga ekskursionistët dhe të apasionuarit pas alpinizmit dhe natyrës, zor se mund të përshkruhet me fjalë, por vetëm të përjetohet, shkruan ATSH. Guri i Cjapit është kthyer në një destinacion të përkryer dhe një nga sekretet më të bukura të Korçës, për të gjithë ata që kërkojnë aventurë dhe qetësi mes bukurive të maleve, përcjell KosovaPress. Guri i Cjapit ndodhet në brendësi të parkut të Bozdovecit, në komunën Drenovë të rrethit të Korçës. Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë; ngjan me një deve të ulur në tokë. Emrin e ka marrë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb. Gjatësia e këtij guri është 20-25 metra, gjerësia është 5-10 metra, dhe gati po kaq është lartësia. Përbëhet nga shkëmbinj konglomerat të modeluar nga erozioni dhe era. Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj sipas itinerarit Korçë-Drenovë-Bozdovec.
Ekspozimi i tepërt i fëmijëve në teknologji
Ekspozimi i tepërt i fëmijëve në teknologji
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025