​Silvinjo nuk është më përzgjedhës i Shqipërisë, sot emërohet trajneri i ri
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Silvinjo nuk është më përzgjedhës i Shqipërisë, sot emërohet trajneri i ri
19/05/2026 - 08:32
Linku u kopjua

Federata Shqiptare e Futbollit mësohet se i ka dhwnw fund bashkëpunimit me trajnerin brazilian Sylvinho, i cili nuk do të jetë më në krye të Kombëtares shqiptare.

Trajneri brazilian i ka dhënë fund aventurës së tij me kuqezinjtë, ndërsa sot në orën 10:00 federata do të mbajë konferencë për media në “Shtëpinë e Futbollit”, ku pritet të prezantohet trajneri i ri i Shqipërisë. Lajmi është raportuar fillimisht nga Top Channel.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte emëruar Sylvinhon në vitin 2023, ndërsa gjatë drejtimit të tij Kombëtarja arriti kualifikimin historik në UEFA Euro 2024, duke përfunduar e para në grupin kualifikues.

Po ashtu, Shqipëria siguroi edhe pjesëmarrjen në “play-off” të kualifikueseve për 2026 FIFA World Cup, pasi e mbylli grupin në vendin e dytë pas Anglisë dhe para Serbisë, por u eliminua nga Polonia në gjysmëfinale.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026