Shkolla “28 Nëntori” nderon jetën dhe veprën e mësuesit Daut Bytyçi me turne futbolli
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkolla “28 Nëntori” nderon jetën dhe veprën e mësuesit Daut Bytyçi me turne futbolli
29/05/2026 - 15:38
Linku u kopjua
Në shkollën “28 Nëntori” në fshatin Kërvasari është mbajtur turneu i futbollit në nderim të mësuesit të ndjerë Daut Bytyçi, duke bashkuar nxënës, mësimdhënës, familjarë dhe pjesëmarrës të shumtë për të kujtuar jetën dhe kontributin e tij në arsim dhe edukim.
Në fjalën e rastit u theksua se Daut Bytyçi ishte një edukator i përkushtuar, koleg i respektuar dhe njeri që la gjurmë të pashlyeshme te shumë breza.
Përmes këtij aktiviteti sportiv u kujtuan vlerat që ai përcolli gjatë jetës së tij, si përkushtimi, respekti, ndershmëria dhe dashuria për dijen.
U vlerësua gjithashtu se sporti bashkon njerëzit, ashtu siç i bashkonte edhe vetë mësuesi Daut Bytyçi me shembullin dhe punën e tij ndër vite, ndërsa turneu u cilësua si një shenjë respekti dhe kujtimi për jetën dhe veprën e tij.
Në emër të Drejtorisë së shkollës, u shpreh mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në organizimin e turneut, në veçanti për organizatorin dhe mësimdhënësin e edukatës fizike Musli Bytyçi, stafin e mësimdhënësve, familjen e mësuesit veteran dhe të gjithë pjesëmarrësit që nderuan me praninë e tyre kujtimin e tij.