Profesioni i recepsionistëve është shumë i rëndësishëm pasi që ata janë personat e parë të kompanisë me të cilët takohen klientët apo mysafirët. Janë edhe personat e parë që takohen me stafin çdo ditë.
Recepsionistët kanë një përgjegjësi të madhe për reputacionin e organizatës për të cilën punojnë, kjo është arsyeja pse punëdhënësit janë shumë të interesuar për të gjetur një profesionist me të gjitha aftësitë e nevojshme të recepsionit për të mbështetur kompaninë/biznesin e tyre.Aftësi të forta teknologjike
Vendet e punës po ecin me trendët e dixhitalizimit dhe çdo pozitë e punës është e ndikuar nga kjo. Këtu përfshihet edhe pozita e punës së recepsionistit. Përveç aftësive standarde të paketave të Microsoft dhe njohjes me sistemet telefonike, printerët dhe fotokopjueset, recepsionistët tani do të duhet të mësojnë se si të përshtaten me sisteme softuerike më të sofistikuara.Një qasje e pavarur ndaj punës
Profesionistët që janë në hyrje të kompanisë duhet të jenë gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur. Punëdhënësit janë në kërkim të stafit të recepsionistëve që mund të mendojë shpejt, të ketë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve dhe një qëndrim qetësues.
Menaxhimi i kohës
Një organizator i lindur
Pritet që recepsionistët të jenë në gjendje të gjejnë shpejt atë që nevojitet, qofshin ato dokumente, shkrim apo skedarë digjitalë. Çdo gjë duhet të jetë e organizuar mirë për qasje të shpejtë dhe të lehtë. Kjo aftësi nuk ka të bëjë vetëm me aftësinë për të punuar shpejt, por edhe për të ndjekur proceset, për të lënë përshtypje të mirë te mysafirët dhe për të ndihmuar kompaninë të ruajë standardet e sigurisë së të dhënave.
Besueshmëria është një ndër veçoritë thelbësore të një recepsionisti. Profesionistët në të gjitha nivelet duhet të jenë në gjendje të ndihen të sigurt se telefonatat dhe mesazhet e rëndësishme po monitorohen dhe regjistrohen dhe se vizitorët trajtohen me respekt dhe mirësjellje.
Aftësi të larta ndërpersonale
Pse është e rëndësishme të kesh aftësitë e duhura të recepsionistit?
Një recepsionist i mirë duhet të ketë aftësitë sociale për të qenë në gjendje të ketë bashkëpunim të mirë me të gjitha ekipet brenda një kompanie (pavarësisht se nuk ka gjithmonë të njëjtat aftësi, interesa ose kualifikime). Një recepsionist është gjithashtu personi i parë dhe i fundit me të cilin vizitorët kanë kontakt, kështu që cilësia e aftësive të tyre ndërpersonale vepron si një reflektim i reputacionit të kompanisë në tërësi. Nëse jeni duke kërkuar për një pozitë të re si recepsionist/e, duhet të mendoni se si t'i demonstroni këto aftësi si personalisht ashtu edhe në CV-në tuaj./AkademiPune