​Serwer: Vuçiq përdori Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për kryengritje në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Analisti amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se po përdor Listën Serbe dhe shërbimet sekrete për të kontrolluar popullsinë serbe në Kosovë.

Në një shkrim në bllogun e tij, Serwer thotë se në Kosovë, përpjekja e hapur politike e Vuçiqit për të kontrolluar popullsinë serbe kryhet përmes Listës Serbe, por ai po përdor gjithashtu shërbimet sekrete serbe dhe aleatët e tyre në krimin e organizuar për të siguruar që popullata serbe, veçanërisht në veri, t'i qëndrojë besnike Beogradit, jo Prishtinës.

“Ne e pamë atë kombinim në vepër më 24 shtator, kur Lista Serbe dhe shërbimet sekrete tentuan një kryengritje të armatosur. Policia e Kosovës dhe KFOR-i e penguan këtë”, shkruan Serwer.

Serwer thotë se Vuçiq që atëherë ka anuar shumë në drejtim të Rusisë dhe Kinës.

“Ai pa dyshim ka frikë se SHBA-ja dhe Evropa do të kërkojnë që ai të kërkojë falje për kryengritjen e 24 shtatorit dhe të premtojë se nuk do të ndodhë më. Fushata mediatike kundër shqiptarëve brenda Serbisë është intensive, siç është edhe përdorimi i medias nga Vuçiq për të mbështetur rolin e tij gjithnjë e më autokratik”, thekson Serwer.

Serwer: BE është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024