​Rritja e çmimit të naftës pas konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Palestinë, frikë për ndërprerje të furnizimit
Bota
Lexohet për: 2 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimet e naftës u rritën të martën mes tensioneve të përshkallëzuara midis Izraelit dhe Palestinës, duke nxitur shqetësimet për furnizimin e ngushtë global.

Standardi global i naftës së papërpunuar Brent u tregtua me 90,41 dollarë për fuçi në 0714 GMT, një rritje prej 0,65% nga çmimi i mbylljes prej 89,83 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare të hënën, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Standardi amerikan ‘West Texas Intermediate’ (WTI) tregtohej në të njëjtën kohë me 86,01 dollarë për fuçi, 0,61% më shumë nga mbyllja e së hënës prej 85,49 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës u rritën me mundësinë e përhapjes së konfliktit Izrael-Palestinë në një zonë më të gjerë. Konflikti është në një rajon me prodhuesit kryesorë të naftës në Lindjen e Mesme. Nëse luftimet arrijnë në më shumë vende, investitorët kanë frikë se mund të ndikojë negativisht në furnizimin me naftë.

Ka shqetësime nëse Izraeli do të nisë një operacion tokësor në Gaza në konfliktin izraelito-palestinez.

Gjithashtu, rënia e dollarit amerikan kundrejt valutave të tjera ndihmoi në rritjen e kostove të naftës.

Ndërkohë, parashikimet se Fed i SHBA-së do ta mbajë normën e politikës në të njëjtin nivel për më gjatë se sa pritej, vazhdojnë të forcohen. Vlerësohet se banka do të mbajë konstante normën bazë në tre mbledhjet e ardhshme, bazuar në çmimet në tregjet e parasë.

Investitorët ndjekin nga afër politikën e normave të interesit në SHBA, pasi ajo indirekt ndikon në kërkesën për naftë në konsumatorin më të madh të naftës në botë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024