Irani dënon shkrimtaren Iraee me shtatë vjet burg
Lexohet për: 1 min.
ooo
1 vit më parë
Linku u kopjua

Golrokh Ebrahimi Iraee, një shkrimtare dhe aktiviste iraniane, u dënua me shtatë vjet burg, duke përfshirë edhe akuza për propagandë kundër sistemit.

Iraee u arrestua për aktivitetet e saj në mediat sociale në fund të shtatorit, menjëherë pasi protestat antiqeveritare shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini.

Shkrimtares dhe aktivistes i është ndaluar edhe dalja nga vendi për dy vite, i është konfiskuar celulari dhe do t’i ndalohet anëtarësimi në grupe apo shoqata për dy vjet.

Sipas raportimeve të postuara në mediat sociale, shkrimtarja do të jetë në gjendje të apelojë dënimet e marra.

Iraee ishte burgosur disa herë në të kaluarën, gjithashtu për shkak të një libri që ajo shkroi, por që nuk u autorizua kurrë për t’u botuar dhe i cili sfidon praktikën e ndëshkimit islamik të gurëzimit me gurë deri në vdekje.  /atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025