​Rodri arrin marrëveshje personale me Real Madridin
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Rodri arrin marrëveshje personale me Real Madridin
rodri 1
25/07/2026 - 13:53
Linku u kopjua

Mesfushori spanjoll Rodri ka arritur marrëveshje personale me Real Madridin, por transferimi i tij ende nuk është finalizuar pasi klubi madrilen dhe Manchester City nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për shumën e transferimit.

Kampioni i Evropës e ka vendosur Rodrin në krye të listës së përforcimeve për repartin e mesfushës, me synimin për të ndërtuar një skuadër më konkurruese për sezonin e ri.

Manchester City, nga ana tjetër, synon ta mbajë mesfushorin spanjoll, kontrata aktuale e të cilit skadon verën e ardhshme.

Rodri iu bashkua skuadrës angleze nga Atletico Madridi dhe gjatë qëndrimit të tij ka qenë një prej lojtarëve kyç, duke kontribuar në fitimin e 13 trofeve të rëndësishëm.

Pas rikuperimit nga lëndimi i rëndë në ligamentin e gjurit, të pësuar në vitin 2024, 30-vjeçari pati vështirësi për t’u rikthyer në formën më të mirë. Megjithatë, ai shkëlqeu me Kombëtaren e Spanjës në Kupën e Botës 2026, ku u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Nëse transferimi realizohet, Rodri pritet të sjellë më shumë stabilitet në mesfushën e Real Madridit falë aftësisë së tij për të kontrolluar ritmin e lojës, organizuar sulmet dhe ndërprerë aksionet e kundërshtarëve.

Megjithatë, sipas raportimeve, mesfushori spanjoll mund ta humbasë fillimin e sezonit të ri, pasi pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e një problemi në shpinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026