Rasti i rrallë, dy Hoxha-llarë shënuan gola për Shqipërinë e Kosovën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rasti i rrallë, dy Hoxha-llarë shënuan gola për Shqipërinë e Kosovën
Dy futbollistë me të njëjtin mbiemër, Hoxha, u shndërruan në protagonistë për Kosovën e Shqipërinë, në ndeshjet që këto dy kombëtare i zhvilluar të enjten, e para në Sllovaki ndërsa tjetra në Poloni, transmeton KosovaPress.
Kjo për faktin se të dy shënuan gola për ekipet e tyre, në lojët e barazhit për Kupën e Botës 2026.
Hoxha i Kosovës, emri i të cilit është Veldin e mbiemri faktik “Hodža” (nga gjuha gorane) dhe që ka lindur në Rjekë të Kroacisë, shënoi i pari. Ai barazoi rezultatin 1 me 1, me një gol të bukur.
Hoxha i Shqipërisë, Arbri, që ka lindur në Heidelberg të Gjermanisë, po që ka prejardhje nga Kosova, ia dha Polonisë golin e parë të ndeshjes, dhe të vetmin për kombëtaren kuqezi, në minutën 42.
Sidoqoftë, shënimi i tij nuk është se vlejti gjithaq, pasi nuk ishte i mjaftueshëm. Shqipëria humbi 1 me 2 dhe për pasojë, u eliminua e nuk shkon dot në Kupën e Botës
Kosova ka gjasa të mëdha të kualifikohet për kryegarën e futbollit botëror, në rast se e fiton dhe ndeshjen e radhës, ndaj Turqisë, që luhet më 31 mars në Fadil Vokrri të Prishtinës. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.