Gattuso drejt largimit nga Kombëtarja e Italisë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Gattuso drejt largimit nga Kombëtarja e Italisë
Gatusso
02/04/2026 - 10:18
Linku u kopjua

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, pritet të largohet së shpejti nga posti i tij, në një periudhë të trazuar për futbollin italian të cilët nuk arritën të kualifikohen në Kupën e Botës.

Sipas raportimeve të fundit të gazetarit të sportit Fabrizio Romano, ndryshimet në Federatën Italiane të Futbollit janë të pashmangshme. Presidenti i federatës, Gabriele Gravina, gjithashtu pritet të japë dorëheqjen, duke sinjalizuar një “pastrim” të plotë në drejtimin e futbollit italian.

Ndërkohë, ky vendim vjen si pasojë direkete të një tjetër dështimi të madh për Italinë, që humbi mundësinë për të marrë pjesë në një Kupë Bote, një goditje e rëndë për kombëtaren italiane

Gattuso, i cili mori drejtimin e skuadrës me shpresën për të rikthyer stabilitetin dhe frymën garuese, nuk arriti të përmbushë objektivin kryesor. Performancat e dobëta dhe rezultatet zhgënjyese kanë rritur presionin mbi stafin teknik dhe drejtuesit.

Federata pritet të nisë menjëherë procesin për emërimin e një trajneri të ri, ndërsa synimi do të jetë rindërtimi i ekipit dhe rikthimi i Italisë në elitën e futbollit botëror.

Katër herë kampionë, Italia, humbi Kupën e Botës për të tretën herë radhazi, pasi pësoi disfat ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në gjuajtjet e penalltive në finalen e play-off-it të martën në Zenicë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026