​Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 10 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ndarja prej 10 milionë euro për Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë është për të rritur efficencën në ndërtesat e banimit social në tërë Kosovën.

“Ndarjen e shumës prej 10 milionë euro për Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë që të mundësohet renovimi dhe të merren masa tjera izoluese për të rritur efiçiencën e energjisë në ndërtesat e banimit social anekënd shtetit të Kosovës, Kjo masë ka të bëjë me masën 3 që është në kuadër të planit të veprimit të përgatitur nga ministria e Ekonomisë që parasheh shtrirjen dhe shfrytëzimin e fondeve mbështetëse të pakos së BE për mbështetje për tejkalim të krizës energjetike”, tha ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë është miratuar edhe vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e pikës 1.1 të vendimit të Qeverisë në kuadër të masës 3.7-mbështetje në tejkalimin energjetike të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Lexo po ashtu
Moti sot
Qeveria ka ndarë edhe 600 mijë euro për financimin e projektit “Sistemi i monitorimit elektronik” për vitin 2023.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se këto mjete merren nga shpenzimet e paparashikuara, kategoria e shpenzimeve kapitale.

Qeveria sot ka shfuqizuar vendimin e 19 tetorit 2020, i cili siç tha ministri i Financave, Hekuran Murati, me të cilin ishte ndaluar procedurat e blerjes së veturave zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre.

Ekzekutivi kosovar në mbledhjen e sotme ka ndarë edhe 15 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës.

Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe ratifikimin e marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Sllovenisë për zbatimin e ndërsjellë të aktgjykimeve në çështje penale, për ekstradim dhe për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështje penale.

Në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës është miratuar dhe projekt- rregullorja për zëvendësimin apo mungesën e përkohshme nga puna nëpunësve civil. Ekzekutivi kosovar miratoi po ashtu edhe Projekt-udhëzimin administrativ për shitjen e të dhënave statistikore, si dhe Projekt-udhëzimin administrativ për mbrojtjen e statistikave dhe qasjen e të dhënave mikro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024