“Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump që pas fitores në zgjedhje.
Por çka dimë për Groenlandën?
Çfarë kërkon Trump?
Pak para Krishtlindjes Trump sërish hapi diskutimin për Groenlandën. SHBA-ja është e mendimit, që “në interesin e sigurisë kombëtare dhe të lirisë në botë” është një “domosdoshmëri absolute”, ta posedosh dhe kontrollosh Groenlandën, deklaroi presidenti i ardhshëm. Me këtë republikani i referohet përpjekjes së dështuar të tij gjatë mandatit të parë duke propozuar më 2019 për ta blerë Groenalndën.Edhe njё herё tjetёr njё president i SHBA-sё ka dashur ta blejё Groenlandёn: Harry Truman, pas Luftёs sё Dytё Botёrore, pёr 100.000 Dollarё. Edhe atёherё qeveria daneze pati refuzuar. Për propozimin e tij për blerjen e ishullit më 2019 Trump mori një refuzim të prerë nga Danimarka dhe Groenlanda. Ngjashëm ishin reagimet edhe aktualisht. “Groenlanda na përket neve. Ne nuk jemi në shitje dhe asnjëherë nuk do të dalim në shitje”, deklaroi kryeministri i ishullit, Mute Egede.Në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri megjithatë kryeministri i Groenlandës u shpreh për një pavarësi nga Danimakra.
Ç’mund të ndodhë me një pavarësi të Groenlandës?
Çfarë u ofron Trump Groenlandës dhe banorëve të saj?
Profesori i shkencave politike në Këln, Thomas Jäger në një intervistë për televizionin privat NTV, ka shprehur edhe një tjetër mendim të mundshëm që mund të ketë Trump: “Mund të përfytyrohet, se Trump dëshiron që ta vendosë veten në radhën e presidentëve me traditë, të cilët e kanë zgjeruar dukshëm territorin – në shekullin e 19, SHBA u shtrinë më tej në perëndim dhe pastaj blenë Alaskën. Kjo do ta bënte atë vërtetë një ndër presidentët e mëdhenj.”
Por pёrse Groenlanda, ishulli mё i madh i botёs – gjashtё herё mё i madh se Gjermania – i pёrket njё vendi tё vogёl siç ёshtё Danimarka? Gjeografikisht ishulli ndodhet qartazi nё Amerikёn e Veriut, skaji mё veri-perёndimor i Groenlandёs ndodhet fare pranё brigjeve tё Kanadasё.
Pak njerёz, aspak rrugё
Sot nё Groenlandё janё vetёm brezat bregdetar pa akull tё banueshme. Kryesisht nё brigjet perёndimore klima fale rrymёs sё Golfstrimit ёshtё mё e pёrshtatshme pёr jetesё. Kёtu ndodhen edhe shumica e fshatrave si dhe kryeqyteti Nuuk. Ai ka 18.000 banorё dhe ёshtё qyteti mё i madh i Groenandёs. Gjithsej nё ishull jetojnё 56.000 banorё dhe dendёsia e popullsisё ёshtё mё e ulёta nё botё. Vetёm nё Artik jetojnё mё pak njerёz se nё Groenlandё.
Me ndryshimin e klimёs edhe nё Groenlandё mund tё ndryshojё diçka.Mё pak akull nё kёtё ishull nёnkupton edhe mё shumё hapёsirё jetese pёr njerёzit. Shkrirja e akujve çliron lёndё tё para tё rёndёsishme, tё cilat janё tё mbrojtura: Ndёr tё tjera naftё, minerale tё rralla, gaz natyror dhe uran.
Sё shpejti do tё nisё gjuetia pёr elementё tё tillё. E presidenti i zgjedhur i SHBA-sё si biznesmen ka njё nuhatje tё fortё pёr tё tilla gjёra.