Prokuroria vazhdon aksionin në Brezovicë
Lexohet për: 1 min.
brezovica-
2 vite më parë
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore e Ferizajt po vazhdon inspektimin në zonën e Brezovicës, ku po hetohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave.

Prokuroria bën të ditur se ky inspektim po bëhet në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Inspektoratin e Minisitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.

“Ferizaj, 15 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës”, thuhet në raportin e Prokurorisë Themelore Ferizaj.

Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a kanë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025