Pjesëmarrja 40.04 për qind, më e ulët se më 2021 dhe 2019
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë kanë votuar 40.04 për qind ose 789.172 qytetarëve me të drejtë vote nga gjithsej 1 milion e 970 mijë e 944.
Në të dhënat e publikuara të orës 19:56 nuk përfshihen pjesëmarrja në vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votat nga diaspora.
Shikuar në përqindje ka pjesëmarrje më të ulët të daljes në votime në krahasim me zgjedhjet e mbajtura para katër vjetësh. Po ashtu, dalja është më e ulët se në vitin 2019.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 të drejtë vote kanë pasur 1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë. Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë proces zgjedhor ka qenë 48,78 % apo 903,379 votues. Ndërkaq, në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 dalja në votim ishte 44.56 për qind apo 826,916 mijë qytetarë.