​Neymari pëson tjetër dëmtim
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Neymari pëson tjetër dëmtim
Neymar
21/05/2026 - 12:22
Linku u kopjua

Brazili është përfshirë nga shqetësimi pas dëmtimit të radhës të Neymar, i cili u detyrua të mungojë në ndeshjen e Santos FC ndaj San Lorenzo në kuadër të Copa Sudamericana. Ylli brazilian ka pësuar një dëmtim të lehtë muskulor në pulpën e këmbës, gjë që ngriti menjëherë alarmin te tifozët e “Seleçaos”.

Koordinatori mjekësor i Santosit, Rodrigo Zogaib, konfirmoi se bëhet fjalë për një edemë të lehtë, ndërsa rikuperimi pritet të zgjasë rreth dhjetë ditë. Pavarësisht shqetësimeve, stafi i kombëtares braziliane mbetet optimist se Neymar do t’i bashkohet grupit javën e ardhshme dhe do të jetë gati për FIFA World Cup 2026.

Ndërkohë, trajneri i ri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka nisur të vendosë rregulla të qarta brenda ekipit. Sipas raportimeve, italiani nuk do të bëjë përjashtime as për Neymarin, duke vendosur disiplinë të rreptë për turneun në Shtetet e Bashkuara.

Ancelotti i ka bërë të qartë Neymarit se nuk do të ketë privilegje speciale. Sulmuesi brazilian nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit dhe vendi i titullarit do të fitohet vetëm përmes performancës në stërvitje dhe në fushë. Po ashtu, tekniku italian ka vendosur kufizime të forta edhe për përdorimin e rrjeteve sociale dhe aktivitetet mediatike personale gjatë Botërorit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026