Mourinho kërkon përforcime tek Reali, Hjulmand dhe Rodri objektivat kryesorë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mourinho kërkon përforcime tek Reali, Hjulmand dhe Rodri objektivat kryesorë
Jose Mourinho raportohet se i ka kërkuar Real Madridit të nënshkruajë me mesfushorin e Sporting, Morten Hjulmand, këtë verë, ndërkohë që emri i Rodrit mbetet ende i përfolur.
Hjulmand shihet nga Mourinho si një profil që mund të sjellë balancë dhe kontroll në mesfushën e Madridit, ndërsa Sporting pritet të kërkojë rreth 50 milionë euro.
Raporti gjithashtu pretendon se Mourinho dëshiron një ish-lojtar të Real Madridit pranë tij në stol, dikë që mund të shërbejë si urë lidhëse mes drejtuesve dhe skuadrës, me Toni Kroos që përmendet si një mundësi.
Ndërkohë, Marca raporton se Rodri mbetet një nga opsionet e preferuara të Madridit për mesfushën. Me Pep Guardiolën që pritet të largohet nga Manchester City, spanjolli besohet se është gjithnjë e më i hapur ndaj idesë për t’u rikthyer në Spanjë.
Brenda klubit, ekziston besimi se një marrëveshje mund të bëhet e mundur në rrethanat e duhura, me Madridin që vazhdon të admirojë lidershipin e Rodrit, intelegjencën taktike dhe aftësinë e tij për të kontrolluar lojën.
KosovaPress