​Mirsad Shkreta: Shëndetësia nuk ka qenë prioritet i qeverisjeve të kaluara
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mirsad Shkreta nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në panelin e diskutimit të sotëm për shëndetësi, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur mbi punën, sfidat dhe arritjet në sektorin e shëndetësisë gjatë qeverisjes katërvjeçare.  

Ai përmendur gjendjen jo të mirë në Ministrinë e Shëndetësisë para katër vjetësh, si dhe menaxhimin e pandemisë me COVID-19.

“Po dua të përmend me fakte në vëmendje se me çfarë klasë politike jemi ballafaquar, sepse kudo në botë tendencat janë për të pasur konsensus nacional për politikat shëndetësore. Ne jo që nuk kishim konsensus nacional, por kishim të bënim me këtë klasë politike, e cila për shërim të vetë personal... Kemi besuar në profesionalizmin shëndetësor, por ata në fakt nuk i kanë shtyrë politikat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe mendoj se edhe sot në shumë dikastere ka udhëheqës që vijnë nga partitë opozitare dhe duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi ata po krijojnë disa mikro-pushtete atje dhe derisa ne si LVV e kemi frikën që të mos iu japim mundësi njerëzve tanë që të mos krijojnë mikro-pushtete, kjo nuk do të thotë se anenë tjetër s’do të ndodhë”, ka thënë ai.

Shkreta ka folur edhe mbi ligjin për çmimin e barnave për të lehtësuar barrën për qytetarët.

“Shëndetësia nuk ka qenë prioritet... Ne nuk po krahasohemi më me pushtetet paraprake, por kemi një rritje të madhe sa i përket buxhetit për shëndetësi dhe rritja e buxhetit është pasqyruar dhe në rritjen e llojit të barnave e pajisjeve”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024