​Mbappe i pakënaqur me stafin mjekësor të Realit, niset drejt Francës
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Mbappe i pakënaqur me stafin mjekësor të Realit, niset drejt Francës
02/03/2026 - 15:19
Linku u kopjua

Kylian Mbappe ka udhëtuar drejt Francës për të kërkuar trajtim të specializuar për problemin e tij të gjurit, duke shkaktuar tensione me stafin mjekësor të Real Madrid. Sipas mediave Mbappe është i pakënaqur me mënyrën se si klubi ka menaxhuar këtë dëmtim që e ka ndjekur prej më shumë se tre muajsh, dhe ka kërkuar këshilla nga specialistë jashtë Spanjës.

Ai kishte vazhduar të stërvitej dhe të luante edhe me dhimbje, por më pas vendosi të ndalojë për t’u përqendruar në rikuperim të plotë. Mungesa e tij ka ndikuar te Real Madrid, i cili e ka vendosur prioritet rikthimin e tij vetëm kur të jetë 100% i shëndetshëm, pa një datë të qartë kthimi.

Real Madrid do të përballet sonte me Getafe CF në stadiumin Santiago Bernabeu, në kuadër të La Liga, në orën 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026