​Manchester City emëron Enzo Marescën trajner të ri
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Manchester City emëron Enzo Marescën trajner të ri
Maresca
29/06/2026 - 15:20
Linku u kopjua

Manchester City ka zyrtarizuar emërimin e Enzo Marescës si trajner të ri të ekipit të parë, me italianin që ka nënshkruar kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2029. Për Marescën, kjo është hera e tretë që rikthehet në klub, pasi më parë ka qenë pjesë e stafit teknik dhe ka drejtuar ekipin EDS.

Në deklaratën e tij të parë si trajner i Cityt, Maresca tha se rikthimi në klub përfaqëson një mundësi të jashtëzakonshme për të vazhduar karrierën e tij.

"Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë të drejtoj këtë ekip është një mundësi e shkëlqyer për mua. City është një klub futbolli tepër i mirëdrejtuar. Çdo gjë që bëjnë është inovative, e planifikuar dhe e qëllimshme. Për një trajner, kjo është një situatë ëndrrash", deklaroi ai.

Italiani theksoi se e njeh kulturën dhe pritshmëritë e klubit, duke shtuar se mezi pret të nisë punën me skuadrën. "Dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë dhe të shijojmë presionin e përfaqësimit të Manchester City-t", u shpreh Maresca.

Kryetari i klubit, Khaldoon Al Mubarak, vlerësoi se Maresca përputhet plotësisht me filozofinë e Manchester Cityt, duke theksuar se ai sjell pasion, inteligjencë dhe ambicie për të vazhduar sukseset e klubit. Sipas tij, rikthimi i italianit është një hap natyror si për trajnerin ashtu edhe për klubin.

Edhe drejtori ekzekutiv Ferran Soriano e cilësoi Marescën si kandidatin më të mirë për këtë detyrë. Ai vlerësoi integritetin, vizionin dhe mënyrën e tij të lojës, duke kujtuar kontributin e tij të mëparshëm në Manchester City, si drejtues i ekipit të të rinjve dhe pjesëtar i stafit teknik gjatë sezonit historik të fitimit të tripletës.

Manchester City i uroi mirëseardhje Marescës, i cili tashmë do të nisë përgatitjet për sezonin e ri me synimin për të vazhduar sukseset e klubit.

Kosovhttps://kosovapress.com/aPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026