​Llapi prezanton përforcimin e ri, nënshkruan me mbrojtësin zviceran
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Llapi prezanton përforcimin e ri, nënshkruan me mbrojtësin zviceran
llapi-aris
24/07/2026 - 16:01
Linku u kopjua

Llapi ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit zviceran Aris Aksel Sorensen, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Klubi nga Podujeva bëri të ditur se 25-vjeçari iu bashkua ekipit pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore dhe tashmë ka nisur stërvitjet me skuadrën në prag të sezonit të ri.

Sorensen, i gjatë 1.91 metra, luan në qendër të mbrojtjes dhe vjen me përvojë nga futbolli zviceran dhe ai italian. Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e akademisë së Sampdorias, ndërsa më pas ka luajtur për Paradiso dhe së fundmi për Bellinzona.

Me afrimin e mbrojtësit zviceran, Llapi synon të rrisë konkurrencën në repartin defensiv dhe të forcojë skuadrën për edicionin e ri të Superligës së Kosovës, i cili nis më 15 gusht.

Në njoftimin e klubit, Llapi i ka uruar mirëseardhje Sörensenit, duke i dëshiruar shëndet, suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën bardhekaltër.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026