​Kurti uron dhe shpreson për kandidaturë të dytë për presidentin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kurti uron dhe shpreson për kandidaturë të dytë për presidentin
05/03/2026 - 10:08
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se uron dhe shpreson që do të ketë një kandidatë të dytë për postin e presidentit, raporton KosovaPress.

Sot, është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

Në një prononcim për media pas mbledhjes solemne të Qeverisë së Kosovës kushtuar Epopesë së UÇK-së, Kurti tha se përpjekjet për zgjedhjen e të parit të vendit do t’i vazhdojnë sot pasdite.

“Sapo mbaruam mbledhjen e qeverisë që i dedikohet Epopesë së UÇK-së. Tash kemi edhe një seancë solemne për Epopenë e UÇK-së. Pastaj e kemi parakalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe pasdite duhet t'i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026