​Kosova organizon për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kosova organizon për herë të parë Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit
ciklizmi
01/06/2026 - 08:41
Linku u kopjua

Federata e Çiklizmit e Kosovës do të mbajë më 3 qershor një konferencë për media në prag të organizimit të BCU Kampionatit Ballkanik të Çiklizmit 2026, ngjarje që për herë të parë zhvillohet në Kosovë.

Konferenca do të mbahet nga ora 11:00, ku drejtuesit e federatës do të prezantojnë detaje lidhur me organizimin e kampionatit, përgatitjet teknike dhe operative, si dhe synimet e ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë garë.

Në Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit 2026 do të marrin pjesë përfaqësues nga 10 shtete të rajonit, ndërsa organizimi i kësaj ngjarjeje konsiderohet një moment i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e çiklizmit në vend.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026