​Kosova mëson kundërshtarët në futsall për kualifikimet e Botërorit 2028
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Kosova mëson kundërshtarët në futsall për kualifikimet e Botërorit 2028
futsall
19/06/2026 - 13:59
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën Main Round të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2028.

Nga shorti i hedhur nga UEFA, Kosova është shortuar në Grupin 10, se bashku me Italinë dhe Gjeorgjinë.

Në këto kualifikime, “Dardanët” do të synojnë të vazhdojnë paraqitje pozitive dhe të luftojnë për një vend në fazën e ardhshme të garës.

Kosova ka siguruar pjesëmarrje në Main Round pas paraqitjeve të suksesshme në fazën paraprake të kualifikimeve, duke dëshmuar progres të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare të futsallit.

Ndërkohë, 36 kombëtare janë ndarë në 12 grupe me nga tri skuadra, sipas formatit të UEFA-s. Fituesit e grupeve dhe katër vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt në Elite Round, ndërsa tetë vendet e dyta të mbetura do të luajnë në play-off.

Ndeshjet e Main Round do të zhvillohen nga tetori 2026 deri në mars 2027.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026